Mbi 19 mijë qytetarë në Kosovë kanë marrë vaksinën kundër Covid-19 në 24-orët e fundit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24-orët e fundit janë dhënë 19 mijë e 248 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

NJOFTIMI I PLOTË:
13 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.248 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.
Deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 7.424 testime, 1.128 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 46 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.009.
Në total numri i rasteve aktive është 5.493.

Artikulli paraprakTENSIONET NË AFGANISTAN, BE-JA SHTON KONTROLLIN KUFITAR
Artikulli tjetërRRITEN SHIFRAT E TË INFEKTUARVE NGA COVID-19/ 379 RASTE TË REJA DHE 1 HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT