Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka thënë se ka krijuar një njësi special të quajtur “legjioni ndërkombëtar”.

Sipas autoriteteve ukrainase, kjo njësi përbëhet nga 20 mijë vullnetarë veteran të ardhur nga 52 vende të botës, që kanë shprehur dëshirën e tyre për t’iu bashkuar luftës. Kjo njësi, është e gatshme të kryejë misione luftarake për të kundërshtuar agresionin rus. Gjenerali i brigadës ukrainase, Kyrylo Budanov, ka thënë se luftëtaret janë me përvojë dhe kanë marrë pjesë në shumë fushata paqeruajtëse në mbarë botën.

“Çdo ndihmë e ka peshën e saj si ar”, tha gjenerali.

Artikulli paraprakGJEKMARKAJ REAGON PËR HERË TË PARË PAS DORËHEQJES NGA POSTI I NËNKRYETARIT TË PD
Artikulli tjetërSOT 8 MARSI, URIMI PREKËS I RAMËS: PËR NËNËN TIME NË QIELL, E TË GJITHA VAJZAVE DHE GRAVE NË TOKË