Në spitalin rajonal të Shkodrës po shënohen çdo ditë e më shumë ndërhyrje të suksesshme në repartin e Hemodinamikës. Mjeku Edi Smajlaj, shef I repartit të kardiologjisë tregon se vetëm në 3 mujorin e parë të vitit janë kryer mbi 210 shërbime të koronarografisë, ndërkohë që në vitin 2022, janë kryer 550 shërbime në total.

Mjeku Edi Smajlaj tregon se aktualisht ky shërbim është shumë I rëndësishëm për spitalin, pasi I shërben jo vetëm pacientëve në Shkodër, por gjithë rajonit të veriut.

Spitali Rajonal i Shkodrës, ofron shërbimin e Koronarografisë dhe ndërhyrjeve të tjera mini-invazive në zemër, tërësisht falas për pacientët.

 

Artikulli paraprakCELIBASHI ZBARDH TAKIMIN ME AMBASADORET E SHBA-BE
Artikulli tjetërSULMI ME TRITOL, GJYKATA LIRON 52-VJEÇARIN