23,400 shqiptarëve “iu mbyllën dyert” e kufirit për të kaluar në një nga vendet e Bashkimit Europian, gjatë 2018-s. Pjesa më e madhe këtyre refuzimeve ishin nga kufiri me Greqinë, tregojnë të dhënat e publikuara nga Eurostat.
Sipas Eurostat rreth 11,075 shqiptarë u penduan që të kalojnë kufirin nga Greqia, duke përbërë kështu gati gjysmën e refuzimeve të kalimeve të kufirit. Në fakt pjesa më e madhe e refuzimeve të kalimit të kufirit për shqiptarët ka ndodhur nga kufijtë tokësor. Kështu kufiri i dytë që ka numrin më të lartë të refuzimeve për shqiptarët është Kroacia, me 2670 refuzime, Hungaria renditet e dyta me 2345 refuzime.
Burime për Monitor thonë se këto dy kufij përdoren kryesisht nga individë të cilët kanë thyer ditët e lejuara të qëndrimit në zonën Shengen, pasi kanë filtra kontrolli më të ulëta. Megjithatë në të dy këto kufij së bashku numri i refuzimeve i kalon 5000.
Pas tyre, Mbretëria e Bashkuar renditet me 1455 refuzime për kalim dhe Franca me 1450 refuzime. Ndërsa Gjermania numëron vetëm 615 refuzime për kalim.
Që prej 2011-s, vit kur Shqipërisë iu hoq kufizimi për të lëvizur në zonën Shengen, numri i refuzimeve ka qenë i lartë. Sipas të dhënave të Eurostat ndër vite, në 2011 numri i refuzimeve shënoi 16,805, shtatë herë më lartë se një vit më parë. Deri në vitin 2015, shtetasit shqiptar kanë pasur një numër mesatar refuzimesh për të kaluar kufirin prej 14,800 refuzimesh.
Ndërsa në tre vitet e fundit numri i ndalimit të kalimit në kufi do të dyfishohej. Rritja e parë e madhe u shënua në 2016-n, ku referuar të dhënave nga Eurostat u refuzuan që të kalonin 31,460 shqiptarë. Ndërsa rekordin do ta shënonte në vitin 2017 me plot 35660 refuzime për të kaluar kufirin