INUK PRITET TË NDËRHYJË NË “MARK LULA” DHE PËRGJATË SHINAVE TË TRENIT.Mbi 300 ndërtesa që ndodhen në lagjen “Mark Lula” e që përfundojnë pas shinave të trenit rrezikojnë që të shemben nga INUK. Kjo bëhet e ditur nga burime pranë drejtuesve të INUK të cilët konfirmojnë se gradualisht do të ndërmerret një hap i tillë.

Të gjitha ato banesa që ndodhen në atë zonë janë të ndërtuara 20 vitet e fundit. Në këtë mënyrë edhe një studim urbanistik i bërë që nga viti 2010 ka konsideruar zonë tampon në shërbim të infrastrukturës hekurudhore ku nuk lejohen ndërtime në shumë pjesë të qytetit që në fakt janë të mbipopulluara. Kohë më parë përmes “Star Plus” drejtori i ALUIZNIT Ardian Dodani do të shprehej se ato banesa nuk mund të legalizohen dhe se automatikisht në bazë të planit urbanistik të Bashkisë që në vitin 2010, ndërtesat në ato pjesë informale skualifikohen nga skema e legalizimit. Drejtori Dodani pretendonte se ajo zonë është konsideruar nga Bashkia si e gjelbër gjë e cila do të hidhej poshtë nga shefja e urbanistikës Aida Shllaku që përmes “Star Plus” jepte përgjigje duke thënë se nuk është zonë e gjelbër por tampon mnë shërbim të hekurudhës. Ai studim urbanistik nuk mund të ndryshojë tashmë dhe kjo situatë çon në vendimarrjen për shembjen e mbi 300 objekteve të ndërtuara në fakt pa leje. Kështu sipas legjislacionit aktual të gjitha ndërtimet përgjatë shinave të trenit në Shkodër, ato përgjatë argjinaturës në lumin Kir dhe ndërtimet në afërsi të By Pass-it duhet që të prishen. Duke parë këtë situatë pa zgjidhje INUK ka nisur të përgatisë punën dhe planet përkatëse për të ndërhyrë në gjatësinë e asaj zone informale. Nëse ky aksion nis patjetër që do të shkaktojë kundërshtinë e banorëve atje të cilët tashmë kanë 20 vite që pas ardhjes kryesisht nga zonat e thella malore kanë ndërtuar një jetë të re dhe kthimi pas për ta është i pamundur. Ende nuk ka një zgjidhje për këtë pjesë por ajo që dihet është se INUK pritet ti shembë mbi 300 objektet.

 

Artikulli paraprakPREMIER LEAGUE NUK KA PUSHIM
Artikulli tjetërNJË NGJARJE NË KOPLIK, TJETRA NË BELTOJË, POLICIA NË VENDNGJARJE.