Turizmi natyror ka patur sezonin e tij më të mirë këtë vit. Zonat e mbrojtura në Shkodër kanë tërhequr një numër të madh vizitorësh vendas dhe të huaj. Drejtori I adminsitratës së zonave të mbrojtura për qarkun Shkodër, Agim Dardha tregon se mbi 370 mijë turistë kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Parkun Kombëtar të Thethit, në Lumin e Shalës dhe në shtegun Theth – Valbon dhe jo vetëm.
Dardha shton se institucionet duhet të marrin masa për markimin e shtigjeve pasi rrezikshmëria është e madhe në disa zona, ku për pasojë disa turistë kanë humbur jetën.
Sezoni turistik siç duket do të vazhdojë me të njejtat ritme edhe gjatë vjeshtës, pasi mbi 70% e bujtinave vijojnë të jenë të prenotuara edhe këto ditë të fundit të tetorit nga turistë që vijnë nga e gjithë bota për të shijuar dhe zbuluar pasuritë e jashtëzakonshme të veriut të Shqipërisë.