Të paktën 52 persona janë vrarë dhe rreth 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një avioni luftarak nigerian

, gabimisht bombardoi një kamp refugjatësh me njerëz të zhvendosur në verilindje të shtetit Borno. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se gjashtë pjesëtarë të stafit janë vrarë në këtë sulm ajror. Presidenti Muhammadu Buhari, ushtria e të cilit është duke luftuar militantët e Boko Haram, ka shprehur keqardhje. Sulmi ka ndodhur në afërsi të kufirit me Kamerunin. Kjo është hera e parë që ushtria e Nigerisë ka pranuar të ketë bërë një gabim të tillë.

Artikulli paraprakSHKËNDIJA ELEKTRIKE SHKRUMBON BANESËN NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHESHEL: USHTRIA RUSE TË KTHEHET NË KOSOVË