Numri i vizitorëve në vendin tonë brenda muajit shkurt është rritur me 69% krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’ shkruan se në muajin shkurt 577.515 persona kanë hyrë në vendin tonë. Ndërsa duke marrë në analizë shifrat nga nisja e vitit 2024, kryeministri shkruan se nga janari, mbi 1.2 milionë persona hynë në vend duke shënuar një rritje prej 59% krahasuar me vitin e kaluar. Më tej kreu i qeverisë fton udhëtarët që të zgjedhin Shqipërinë për të shijuar peisazhet magjepsëse.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në një rrugë të pabesueshme! Në shkurt 2024, ne mirëpritëm 577,515 udhëtarë, një rritje prej 69% nga viti i kaluar. Nga janari deri në shkurt 2024, shifrat shkruan në 1,202,785 persona, duke shënuar një rritje 59%! Bukuritë e Shqipërisë u thërrasin – ejani dhe shikoni vetë pse të gjithë po fluturojnë në rrugën tonë”- shkruan Rama.

Tirana International Airport is on an incredible flight path! ???? In February 2024, we welcomed 577,515 travelers, a 69% increase from last year. From Jan-Feb 2024, the numbers soared to 1,202,785, marking a 59% jump! Albania’s beauty is calling – come and see for yourself why… pic.twitter.com/t7s6cowkEC
— Edi Rama (@ediramaal) March 4, 2024

Artikulli paraprakREUTERS: SHQIPËRIA E KUJDESSHME NDAJ RUSISË, RIHAP BAZËN AJRORE TË EPOKËS SOVJETIKE PËR NATO-N
Artikulli tjetërHËNA SË SHPEJTI DO TË JETË NË SHENJËN TUAJ… HOROSKOPI PËR SOT