SHBA, mbi 70 të arrestuar në protestat anti-Trump
Të paktën 71 persona janë arrestuar në Portland gjatë natës së katërt të protestave kundër zgjedhjes së Presidentit Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë. Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve. Autoritetet thonë se shumica e të arrestuarve nuk u janë përmbajtur urdhrave të ligjshëm për të liruar rrugën në zonën e qendrës së qytetit. Përveç kësaj, fishekzjarre dhe predha molotov është hedhur në drejtim të oficerëve të policisë. Në një automjet policie është pikturuar një mesazh anti-Trump. Pesë persona po ndiqen penalisht, ndërsa 67 të tjerë janë lënë në burgun e Qarkut të Multnomah. Të arrestuarit janë nga mosha 18 deri në 54 vjeç, ndërsa janë transportuar në burg me një autobus të madh. Në disa zona të Shteteve të Bashkuara po zhvillohen protesta për të katërtën natë radhazi kundër zgjedhjes së Donald Trump President. Kryetari i Portland Charlie Hejls dhe shefi i policisë Mike Marshman i bënë thirrje protestuesve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shprehin opinionet e tyre në mënyra të tjera.