Mbi 70 persona mbetën të vrarë të shtunën nga shpërthimi i një autobombe në kryeqytetin somalez të Mogadishos.
Sulmi u raportua në një zonë shumë të frekuentuar të qytetit dhe dyshohet të ketë natyrë terroriste.
“U dëgjua një shpërthim i fortë pas përplasjes së një kamioni me pikën e kontrollit këtu në Afgoje, që ka lënë të vrarë dhjetëra persona dhe deri tani mbi 90 të plagosur. Shumë prej tyre janë studentë universiteti,” njoftoi kryebashkiaku i Mogadishos.
Një zyrtar i vendit deklaroi në rrjetet sociale se bilanci i të vdekurve mund të arrijë mbi 90.
Dëshmitarët treguan se vendngjarja i ngjasonte një skene lufte, me kufoma të shpërndara metra larg dhe të djegura pa mundësi identifikimi.
Rreth 100 personat, mes tyre edhe fëmijë që i mbijetuan shpërthimit, po trajtohen në spitale.
Autoritetet kanë udhëzuar personelin mjekësor të mos zbulojë shifrat e personave të prekur.Sulmi ende nuk është marrë përsipër nga grupet terroriste që veprojnë në vend.
Dyshimet kryesore bien mbi grupin islamik “al-Shababi”, një organizatë terroriste simotër e Al-Kaedës e cila prej vitesh synon të marrë pushtetin nga qeveria somaleze.