Viti 2023 ka nisur I mbarë për kalanë “Rozafa”. Vetëm në 5 ditët e para, mbi 700 vizitorë kanë zgjedhur këtë kala, një nga monumentet më të veçanta të kulturës për të kaluar disa orë me miqtë dhe familjen. Besara Podgorica, drejtore rajonale e Trashëgimisë Kulturore tregon se këto shifra janë të kënaqshme për këtë periudhë të vitit.
Ndërkohë, gjatë vitit 2022 kalaja “Rozafa” është vizituar nga më shumë se 94 mijë vizitorë tregon drejtorja Podgorica.
Kalaja “Rozafa” është një nga monumentet kulturore më të vizituara në të gjithë Shqipërinë. Duket se me këtë ritëm vizitorësh, shifrat në fund të vitit mund të jenë edhe më të larta se në vitin që lamë pas