Turqia dhe Siria po tronditen ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet pas tërmetit të së hënës me magnitudë 7.7 ballë i shkallës rihter, me më shumë se 7500 njerëz të raportuar tashmë të vdekur në të dy vendet.

Por kush ishin tërmetet më të forta që tronditën botën?!

Tërmeti 9.1 ballë dhe cunami në Japoni i vitit 2011, ishte ai më i rëndi, ku më shumë se 22,000 njerëz u vranë ose u zhdukën. Një vit më parë, në vitin 2010, një tërmet me magnitudë 7.0 në Haiti vlerësohet të ketë vrarë nga 220,000 deri në 300,000 njerëz. Në vitin 2004, një tërmet me një magnitudë të vlerësuar prej 9.1 ballë goditi bregdetin e Sumatrës, Indonezi, duke shkaktuar një cunami që la 227,898 njerëz të vdekur ose të listuar si të zhdukur dhe të supozuar të vdekur.

Ndërkohë tërmeti më i fortë i regjistruar ishte me magnitudë 9.5 ballë në Kili në vitin 1960, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

foto galeri

Artikulli paraprakJAVA E ARDHME E SUPERIORES, NUK MUNGON NJË SUPERSFIDË, DATAT DHE ORARET E NDESHJEVE
Artikulli tjetërS’KA QETËSI PËR TURQINË, NDJEHEN SËRISH LËKUNDJE TË FORTA NË VEND