Deputeti i PD, Ervin Salianji deklaron se vrasjet në Shqipëri vijojnë të mbeten pa autor, ndërsa Policia e Shtetit nuk arrin të mbrojë qytetarët. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Salianji tha se mbi 90% e ngjarjeve kriminale në Shqipëri mbeten të pazbardhura.

Ligjvënësi demokrat falenderoi mediat të cilat sipas tij bënë të mundur zbulimin e ngjarjes së Pogradecit ku prej dhunës së ushtruar nga Denis Meçe humbi jetën 42-vjeçari Egli Proga, baba i dy fëmijëve.

“Sot unë besoj që publiku priste të thuhej se për shkak të ngjarjeve kriminale, të gjitha vrasjeve të ndodhura, sot kishte një çerek rasti të zbuluar në Velipojë, të gjithë rastet e tjera kriminale janë me autorë në kërkim. Jo vetëm që këtu kanë mundësi të vrasin, jo vetëm që policia nuk ka fuqi t’i parandalojë, por nuk ka fuqi as t’i kapë pasi vrasin dhe sot jemi në shkallën mbi 90% të moszbulimit të ngjarjeve kriminale në Shqipëri. Apo akoma më keq aty ku e zbulon media dhe dua të bëj edhe një falenderim publik për të gjithë ju, për rastin e Pogradecit, Policia e Shtetit jo vetëm del dhe manipulon ngjarjen e sapondodhur, por e pangjarë në 34 vite në Shqipëri, del në deklaratë zyrtare Policia e Shtetit dhe përgënjeshtron Prokurorinë e cila ka nisur hetim dhe ka guximin për shkak se kryeministri e sulmon, të nisë hetim për shpërdorim detyre për Policinë e Shtetit”, tha Salianji.

Artikulli paraprakALSID TAFILI I RIKTHEHET FUTBOLLIT TË LUAJTUR
Artikulli tjetërSPIROPALI TAKIM ME AMBASADORIN E KOSOVËS