Në një kohë kur e gjithë vëmendja e të gjithëve është e përqëndruar tek fushata elektorale, organizata “EKO Mendje” dhe disa partner të tjerë i janë bashkuar projektit ndërkombëtar “Udha e Paqes”.

Përmes një pedalimi me biçikletë, i cili nisi tek bashkia e Shkodrës dhe për të t’iu drejtuar Urës së Bunës e më pas të njëjtën rrugë kthimi, disa të rinj nga vende të nmdryshme të botës përcollën mesazhe paqeje e mirëkuptimi, të cilat në kohët që po jetojmë janë më shumë se kurrë të domosdoshme.

Më pas aktiviteti vazhdoi me një concert para bashkisë së Shkodrës me këngë, valle e interpretime të ndryshme me qëllimin e vetëm, shëmbjen e murëve që ndajnë popujt e botës. Projekti “Udha e Paqes” është një projekt global për të sjellë paqe dhe begati në botë dhe për t’i dhënë fund problemeve të ndryshme të cilat shkaktojnë konflikte raciale apo fetare nëpër botë. 

Artikulli paraprak“DËMSHPËRBLIME POLITIKE”, TË TJERA RASTË NË BUSHAT
Artikulli tjetërSHËNDETI MENDOR, SHËRBIM DHE PËR FEMIJËT