Gjatë tre muajve të verës, “Vendi I Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër ka pritur më shumë se 3 mijë vizitorë. Drejtori Pjerin Mirdita tha se vizitorët e muzeut kanë qenë nga disa vende të ndryshme.

Gjatë vjeshtës, pjesa më e madhe e vizitorëve janë nxënës të shkollave nga I gjithë vendi, të cilët I drejtohen muzeut për t’u njohur nga afër me periudhën e komunizmit.

Vendi i dëshmisë dhe Kujtesës vazhdimisht pasurohet me objekte apo dokumente nga vetë ish të burgosurit politik që janë torturuar aty, duke bërë që interesi I vizitorëve për të njohur nga afër historitë e ish të persekuturave të rritet.

 

Artikulli paraprakDREJTORI MUÇA: TË NDALOHET NGROHJA ME GAZ NË SHKOLLA
Artikulli tjetërBUJAR QAMILI NË “STAR KIDS”: 50 VITE THUAJSE NË SKENË