Banka e Shqipërisë deklaron se po monitoron me vëmendje kursin e këmbimit por nuk do të ndërhyjë në këtë moment. Në konferencë për median, guvernatori i BSh-së tregoi se kur kjo bankë mund të ndërhyjë.

“Këshilli gjykon se forcimi i kursit të këmbimit i ka mundësuar ekonomisë shqiptare të ketë në një mënyrë të njëkohshme një nga nivelet më të ulëta të inflacionit, normave të interesit dhe kostot të financimit dhe një nga nivelet më të larta të rritjes ekonomike në rajon.

Këshilli mbikqyrës thekson se mbetet e vëmendshme ndaj shpejtësisë së forcimit dhe luhatjeve të shtuara të kurseve të këmbimit gjatë muajve të fundit. Nëse zgjerohen më tej këto fenomene mund të dëmtojnë funksionimin normal të tregut valutor dhe objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve dhe të stabilitetit financiar. Nëse do të konstatohen këto premisa BSH rezervon të drejtën të ndërhyjë në tregun e brendshëm valutor në përmbushje të mandatit të saj ligjor “

Artikulli paraprakBANKA E SHQIPËRISË MBAN TË PANDRYSHUAR NORMËN BAZË TË INTERESIT
Artikulli tjetërMJETET LUNDRUESE GJATË SEZONIT TURISTIK, BALLA: ZERO TOLERANCË PËR ATA QË NUK ZBATOJNË PERIMETRIN E SIGURISË UJORE