Problematikat me mbifaturimet vazhdojnë të jenë një shqetësim evident muaj pas muaji për qytetarët e Shkodrës. E kthyer tashmë në nëj rutinë të përmuajshme, qytetarët vazhdojnë të ankohen pranë zyrave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, por që në horizont nuk ka një zgjidhje konkrete. Nga 8 mijë deri në 12 mijë lekë të reja shkojnë faturat për familje të ndryshme, të cilat në gjendeje normale shprehen se harxhojnë jo më shumë se 3 mijë apo 4 mijë lekë.
Probleme janë hasur në jo pak raste edhe përsa i përket faturave, të cilat nuk shkojnë në destinacionin e familjeve, por këta të fundit janë të detyruar të shkojnë pranë zyrave të OSHEE për të bërë kontrollet e faturave. Mos shkuarja e punonjësve të OSHEE për kontrollimin e sahatëve të energjisë elektrike, ka bërë që në shumë raste të ketë gabime jo të vogla në mbifaturime. Qytetarët, jashtë kamerave shprehen se pjesa më e madhe e faturimeve bëhen pa kontrolle të sahateve, duke bërë kështu një matje afrofe.