Kjo kasollë mes mbeturinash poshtë urës mbi lumin Drin në Lezhë është streha e vetme e 66-vjeçarit Ndue Murçaj nga fshati Gryk Lumi.Me probleme të shumta shëndetësore dhe i braktisur nga familja dhe shteti, 66-vjeçari me status ish i burgosur politik ndodhet në gjendje skandaloze.
66-vjeçari i cili është i pamartuar, nuk e ka përfituar ende shpërblimin e burgut politik dhe ndonëse ka mbushur moshen e pensionit ende nuk e ka përfituar atë.I braktisur nga të gjithë dhe në pamundësi për të kërkuar të drejtat e tij dyrve të institucioneve, Ndue Murçaj apelon për ndihmë.
Ndue Murçaj ka bërë 14 vite burg politik, ndërsa vijon të jetë i përsëkturuar edhe në ditet e sotme.Pas sinjalizimit nga mediat në lidhje me rastin Shërbimi Social në Bashkinë Lezhë është vënë mënjeherë në lëvizje, por pa arritur ende që të gjeje zgjidhje.