E ngjashme me një skenar filmi është historia e raportuar orëve të fundit nga mediat ndërkombëtare. Bëhet fjalë për katër fëmijë që u gjetën të gjallë pas gati 40 ditësh në xhunglën kolumbiane, pas një aksidenti ajror që ndodhi më 1 maj në Guaviare në Kolumbinë jugore.

“Ne i gjetëm të gjithë të gjallë’”| i tha ushtria qeverisë kombëtare.

Nga vendi ku u gjetën fëmijët, ata u dërguan me helikopter në spitalin më të afërt, përpara se të transferoheshin në Bogota. Por si u gjetën të gjallë pas një muaji në xhungël?

Në fillim kërkuesit gjetën një palë gërshërë ngjyrë vjollce dhe një llastik flokësh, raporton BBC duke publikuar fotot. Gjithashtu u gjet një copë metali që dukej se ishte pjesë e një telefoni. Po ashtu ishin mbetjet e frutave që sugjeruan se fëmijët mund të ishin ende gjallë. Gjurmë të vogla dhe fruta të egra që dukeshin sikur ishin kafshuar, ishin këto shenjat që u dhanë shpresë shpëtimtarëve të fëmijëve të gjetur në xhunglën e Amazonës në Kolumbi, 40 ditë pas rrëzimit të avionit të vogël me të cilin po udhëtonin.

Artikulli paraprak“PËRJASHTIMI NGA ‘DEFENDER2023’, JO I DREJTË”, ALBIN KURTI FLET PËR VENDIMIN E SHBA
Artikulli tjetër“TË PËRBASHKUAR NË GJAKOVË”, MBAHET MË 14 QERSHOR MBLEDHJA E DY QEVERIVE KOSOVË-SHQIPËRI (AGJENDA)