Mbikalimet e paligjshme hekurudhore nga Shkodra deri në Lezhë prej disa vitesh jane kthyer ne nje kercenim serioz per banoret ku nuk kane munguar edhe rastet kur ka pasur humbje ne jete njerezish.
Mbi keto shina kalojne cdo dite ,femije ,te rritur,makina dhe treni.Zona rreth hekurudhës , është populluar gjatë 20 viteve të fundit nga banorë të ardhur nga zona të ndryshme.Ata shprehen se mbikalimet në shumë raste janë bërë burim të aksidenteve me pasoja. Këto kalime janë burim i mirëfilltë aksidentesh dhe në përqindjen më të madhe aksidentet në hekurudhë kanë ndodhur në këto mbikalime. Rinovimi i hekurudhave shqiptare kërkon studim të plotë të mbikalimeve të linjës hekurudhore në Shqipëri dhe ndërhyrje emergjente të prishjes së tyre dhe të ndërtimit të mbikalimeve apo nënkalimeve aty ku është e nevojshme.
/ Star Plus TV /