Mbikalimet dhe nenkalimet jane te pakta ne segmentin nacional Shkoder-Lezhe.

Megjithate, edhe ne ato vende ku jane te pranishem keto hapesira ne sherbim te kalimit nga njera ane ne anen tjeter te rruges, te rralla jane rastet kur perdoren.

Qytetaret te shumte rrezikojne dita dites duke nderprere ne menyre te rrezikshme rrugen. Kjo ndodh cdo dite edhe ne mbikalimin e ndertuar mbi 10 vite me pare ne hyrje te qytetit te Shkodres.

Qytetare te shumte qe nderpresin rrugen ne mes te dites sfidojne fluksin e larte te automjeteve. Per shkak se prane ketij mbikalimi eshte ndertuar edhe nje stacion i sherbimit urban te qytetit,nlevizjat jane të shumta, megjithate askush nuk perdor mbikalimin.

Banoret e zones tregojne jashte kamerave se pikerisht ne kete zone, gjate 1 dekade kane ndodhur me dhjetera aksidente me dëmtime të lehta apo serioze. Banoret pranojne rrezikun qe u kanoset si pasoje e mosperdorimit te mbikalimit.

Shkurret kane mbuluar te gjithe hapesiren perreth kesaj hapesire kalimi mbi rruge. Prandaj, mbikalimi i ndertuar ne sherbim te kalimtareve ne afersi te ures se Bahcallekut ne hyrje te qytetit te Shkodres e ka humbur funksionin e tij.

Artikulli paraprakZONAT E MBROJTURA, FRENOHEN NDËRTIMET
Artikulli tjetërPASTRIMI I VELIPOJËS, ANGAZHOHET BASHKIA SHKODËR