Një numër prej 250 llojeve të ndryshme të pemëve janë mbjellur dhe po mbillen në Njësinë Administrative Ana e Malit, më konkretisht në fshatin Oblikë.
Sipas administratorit të kësaj njësie administrative, Arben Ceni, ky është një investim i Bashkisë Shkodër dhe vjen në kuadrin e gjelbërimit në shumë njësi administrative të Bashkisë Shkodër. Sipas tij, pemë janë mbjellur edhe në afërsi të doganës së Muriqanit dhe pritet të ketë investime edhe në rregullimin e lulishtes në Oblikë, vendosjen e stolave dhe mbjelljen e disa pemëve edhe aty.
Sipas Cenit, ky ka qenë një ndër premtimet e Bashkisë Shkodër. Ai u bënë thirrje të gjithë banorëve që këto pemë të cilat po mbillen, të mirëmbahen. Ndërkohë, sipas tij, në vazhdim pritet të mbillen edhe pemë të tjera në hapësira të reja në Njësinë Administrative Ana e Malit.