Në muzeun historik të kalasë “Rozafa” këtë vit është ekspozuar riprodhimi I një nga zbulimeve më të rëndësishme të misionit Shqiptaro – Polak. Është pikërisht ky mbishkrim latin që daton në shek. III pas Krishtit I zbuluar në sterën e dytë të kështjellës së Shkodrës. Zbulimi ka të bëjë me një dedikim që lidhet me emrin zyrtar të qytetit colonia Scodranorum. Përgjegjësi I muzeut, Ndriçim Milka tregon se për shkak të pamundësisë së turistëve për të vizituar pllakën origjinale, është vendosur ky riprodhim në ambjentet e muzeut.

Në këtë muze ka me dhjetëra objekte që I përkasin periudhave të ndryshme të historisë tregon Mlika.

Mbishkrimi latin u zbulua në vitin 2011 gjatë kërkimeve të Misionit Shqiptaro – Polak, ndërkohë që pas ekspozimit në ambjentet e muzeut historic ka zgjuar kuriozitetin e turistëve vendas dhe të huaj për të mësuar më tepër lidhur me 13 mbishkrimet që ka Shkodra.

Artikulli paraprakU VODH NË DURRËS, POLICIA GJEN AUTOMJETIN
Artikulli tjetërMIJËRA TURISTË NË LUMIN E SHALËS