Një mesazh pro jetës dhe pro mbjelljes se pemve, ky ka qene mesazhi qe eshte dhene nga nxenesit e shkolles 9 vjecare Gjon Ndoci ne Bushat.
Ky aktivitet ka perkuar edhe me nisjen e punimeve per rikonstruksionin e plote te ambjenteve te jashtme te kesaj shkolle, e cila eshte edhe pjese e shume projekteve te riciklimit. Nxenesit, kane percjelle mesazhe te rendesishme per komunitetin, ne menyre qe kjo iniciative te mos jete vetem ne oborret e shkollave por te shtrihet edhe ne lagjet e njesise administrative bushat, apo edhe me gjere, ne te gjithe territorin e Bashkise Vau Dejes.