Mbledhja dy ditore e qeverisë në Shëngjin, pjesë e së cilës ishin dhe zyrtar të lartë të lartë të mazhorances dhe Partisë Socialiste, u fokusua në prioritet e vitit 2024 në parlament, qeveri dhe parti.Diskutimet me dyer të mbyllura nisen paraditen e së martës, ku i pari që mori fjalen ishte kryeministri Edi Rama i cili skanoi punen e deritanishme, ndërsa kërkoi më shumë angazhim, kryesisht në debatin parlamentar në komisione dhe senca plenare.Forcimin e strukturave të Partisë Socialiste në bazë, kryeministri i cilësoi të rëndësishme, ndërsa burime brenda mbledhjes bëjnë me dije se Rama ka përjashtuar mundësine e zgjidhjeve të parakoshme parlamentare këtë vit kalendarik.

Pas kryeministrit fjalen e ka marrë Blendi Klosi sekretar i Përgjithshem i PS i cili ka folur për objektivat e socialisteve dhe organizimin e degeve, ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist Bledi ÇUçI është fokusuar në analizen e punës në kuvend, teksa theksin e vuri tek rëndësia e ndërveprimit mes qeverisë dhe grupit parlamentar.Çuçi ka paraqitur një bilanc sa interpelanca janë zhvilluar, sa mocione me debat, projektligje të depozituara në kuvend nga të cilart sa prej qeverisë dhe sa prej deputeteve.

Me tej Çuçi ka analizuar dhe prezencen e deputeteve në seanca plenare mbledhje grupi e komisione.Socialistet kanë diskutuar edhe për sfidat në parlament në drejtim të kaosit që krijon opozita dhe çdo të bëhet në vijim me ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash për tu miratuar.Më pas diskutimet janë fokusuar tek puna e qeverisë dhe prioritetet e projektet e e vitit 2024 për çdo ministri, ku është vënë theksi tek rritja e cilësisë së shërbimeve nga administrata sidomos të atyre online, pasi është kontatuar se qytetaret po hasin vështiresi në këtë drejtim.

Artikulli paraprakGRIPI, SITUATË E RËNDUAR NË LEZHË
Artikulli tjetërRUBIN HEBAJ FITON “TOPIN E ARTË” NË UZBEKISTAN