Në mbledhjen e përbashkët mes 2 qeverive, kryeministri Edi Rama tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shumë sfida, prandaj është më e mira që kjo të kalohet së bashku me njëri-tjetrin e jo vetëm.

“Lufta për të gjunjëzuar perëndimin, NATO dhe të gjitha vendet në perëndim të Rusisë, pjesë e të cilit jemi ne, lufta nuk ka ardhur me bomba e as me dëbime njerëzish, por me rritje çmimesh, dhe është gjithnjë e më e qartë që s’ka asnjë rrugë tjetër, përballimi me sfidat e kësaj kohe dhe vështirësitë e tejskajshme, që kjo kohë ka sjellë dhe adaptimit me një situatë ku ne jemi shumë të vegjël për të qëndruar me kurriz me njëri tjetrin. Kemi shumë për të bërë me njëri tjetrin”, tha Rama.

Artikulli paraprakMBLEDHJA E DY QEVERIVE, KOVAÇESKI: JEMI SHEMBULL SESI FQINJËT MUND T’I KALOJNË SFIDAT SË BASHKU
Artikulli tjetërFORISTRADA PËRPLASET ME FURGONIN, PLAGOSEN DY PERSONA