Shqipëria dhe Kosova zhvilluan sot mbledhjen e pestë të qeverive në qytetin e Pejës. Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së përbashkët ka folur mbi vendimin e Kosovës për vendosjen e tarifave 100% ndaj çdo produkti serb që hyn doganë.
Sipas Ramës, ai ishte një vendim 100% politik dhe një reagim ndaj goditjeve të njëpasnjëshme pas shpine që Serbia i ka dhënë Kosovës.
Nga ana tjetër, Rama theksoi se nga 1 janari Shqipëria dhe Kosova zerojnë tarifat me njëra-tjetrën, duke unifikuar doganat, ndërsa i ashpër ishte me Serbinë kur u shpreh se lufton për izolimin e Kosovës, qasje të cilën kryeministri e quajti “thikë pas shpine” ndaj shqiptarëve.
0% tarifa mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk ka nevojë të mblidhemi më. Tarifa 100% në Veri dhe 0% mes nesh. Kush e konsideron si kërcënim të ulet dhe t‘ ia shpjegojmë. Tarifa e vendosur nga qeveria e Kosovës e cila nuk është veprim ekonomik, por një reagim i qartë politik.
Dhe një ftesë për Serbinë për të zbritur me këmbë në tokë e të kuptojë se rruga e të ardhmes nuk ndërtohet me thika pas shpine ndaj shqiptarëve dhe procese reaksioni negativ sa herë Kosova shfaqet të marrë certifikatë hyrje në një institucion ndërkombëtar.
Ministri i Punës së Kosovës më tregonte sesi i kërkonin që të hiqte fjalën Republika e kosovës nga fjalimi që do të mbante. “What the fuck? Do të thonin në gjuhën e Parlamentit Europian”. Zero tarifa mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk ka nevojë të mblidhemi më. Tarifa 100% në Veri dhe 0% mes nesh. Kush e konsideron si kërcenim të ulet dhe t’ja shpjegojmë. Brenda 6 mujorëshit të parë të vitit të parë: Njohje të plotë të të gjitha dokumenteve.
Çfarë jepet në Shqipëri do të njihet në Kosovës dhe anasjellta. Ne nuk jemi shqiptarët dhe serbët, ne jemi shqiptrarët dhe shqiptarët. Patentat mes Kosovës dhe Shqipërisë, nuk janë si ato të Greqisë që u deshën 30 vjet negociata. Së shpejti nuk ka më roaming mes nesh. Pika e Morinës, do të funksionojmë si pa kufi. Të vendosim një fond për Ministrinë e Jashtme për të bërë një dokument analitik dhe strategjik. Një dokument demografik, social etj., e di çfarë do të thonë në Beograd por unë kam parasysh vetëm bashkimin e shqiptarëve. I duhet thënë fund qasjes së dyfytyrtë. Ne kemi një fytyrë ajo është kuqezi dhe do të përballemi me të gjitha sfidat. Së dyti doganat, do të shkojmë drejt bashkimit doganor, sot hedhim hapin e parë nga 1 janari Kosova do të ketë tranzitin e vet në Durrës. Serbia shkon në të kundërt të asaj që është rruga e të ardhmes duke përjashtuar Kosovën nga Roamingu dhe duke na vënë në detyrimi ta bëjmë bashkë.
Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe ndërkombëtarët duke u shprehur se kishte mbetur i zhgënjyer nga qasja e BE-së për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Kreu i qeverisë theksoi se BE po shfaqet me dy fytyra ndaj Kosovës, ndërsa nga ana tjetër, sipas tij, Brukseli po përkëdhel Beogradin.
Na rrokanisën kokën kaloni demarkacionin, se do ju heqim vizat… Ndërkohë që Serbia nuk ka viza, por Kosova duhet ta bënte këtë. E bëri dhe tani nuk kuptohet, ose kuptohet, por nuk thuhet, por nuk thuhet që, prisni se kemi ca halle se na mërziten ekstremistët këtu e atje. Jemi të vegjël për të pasur forcën të ndryshojmë këto gjëra, në ato shtete që kanë dhe gurin dhe arrën por ne jemi gjallë e nuk kemi vdekur akoma.
Serbia nuk mund të ketë një fytyrë për Shqipërinë një për Kosovën kjo është e papranueshme, që ndërkohë që Serbia pengon cdo lloj malli të hyjë nga Kosova në Serbi, pretendon të hyjë në Kosovë me dokumente Kosovo Metohia, Metohinë ta mbajnë për vete kjo është Republika e Kosovës, kjo nuk diskutohet më.
Mos na tregojnë shumë përralla miqtë tanë evropianë, të mos na kërkojnë më shumë se çna mbajnë gjunjët ndërkohë që Serbinë e përdhelin në një formë të papranueshme.
Ndërkohë në fjalën hapëse të mbledhjes, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pohuar se Kosova dhe Shqipëria kanë pasur gjithmonë njëra-tjetrën në mbështetje pavarësisht rrethanave historike.
Jam i lumtur për çfarë kemi arritur gjatë këtyre takimeve të përbashkëta dhe jam i bindur se mundësia për të nënshkruar 9 marrëveshje do të çojë deri në unifikimin e ekonomive tona dhe jo më kaq. Shqipëria ka të drejtë të llogarisë Kosovën. Edhe Kosova ka të drejtë të llogarisë Shqipërinë. Kosova është e kombit tonë dhe aleatëve. Zoti bekoftë Kosovën, Shqipërinë dhe aleatët.
Haradinaj gjithashtu u shpreh se populli shqiptar pret më shumë nga qeveritë e të dyja vendeve. “Jam i vetëdijshëm se popujt tanë presin më shumë nga ne. Ne do angazhohemi edhe më shumë dhe vetëm me punë do të marrim respektin e të gjithëve.
Sot Kosova është palë kontaktuese me BE si dhe MSA, zbaton prioritete e reformës evropiane si dhe ka plotësuar detyrimet për liberalizmi të vizave,”- tha Haradinaj.
Pas fjalëve përshëndetëse, në fund të mbledhjes Kosova dhe Shqipëria do firmosën një sërë marrëveshjesh, të cilët do t’i shërbejnë ekonomisë dhe popullit shqiptar në tërësi. Ndër marrëveshjet kryesore është krijimi i lehtësirave doganore mes dy vendeve; unifikimin e doganave dhe heqjen e tarifës së shërbimit të roaming. E shndërruar tanimë në një traditë, takimi i përbashkët mes dy qeverive nisi më 11 janar të vitit 2014 kur ato mbajtën takim të përbashkët në Prizren, në vitin 2014, ndërsa një vit më pas, në Tiranë është mbajtur takimi i dytë.
Takimi i tretë në Prishtinë, kurse vitin e kaluar është mbajtur në qytetin e Korçës në Shqipëri.