Nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama u zhvillua mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar, në të cilën u diskutua mbi ndihmën shtetërore të vënë në dispozicion për mbështetjen ndaj biznesit

, e cila sipas Kryeministrit për vite me radhë ka qenë tërësisht e keqadministruar, e përdorur në kundërshtim të hapur me legjislacionin e BE, si dhe në favorizim të konkurrencës së padrejtë. Kryeministri theksoi se në tre vitet e fundit ka një orientim të ri të  politikave të ndihmës shtetërore drejt mbështetjes së sektorëve prioritarë dhe  koordinimit të tyre me politikat fiskale dhe ato të punësimit. “ Kryeministri shpjegoi se kompanitë, të cilat duhet të aplikojnë për të përfituar nga fondi i ndihmës shtetërore kalojnë përmes një procesi ku shqyrtohet impakti i kësaj ndihme në ekonomi në punësim në mjedis, etj. Ai theksoi ndër të tjera se kuadri i ri ligjor i hartuar është i harmonizuar plotësisht me legjislacionin e BE në këtë fushë.

Artikulli paraprakFURNIZIMI ME LËNDË DRUSORE NË M.MADHE
Artikulli tjetërTRANSPORTI URBAN, INVALIDËT DO TË KENË KARTA DIXHITALE