Mbledhja e grupit të PD, priten mesazhe nga PPE
Pritet të nisë pas pak mbledhja urgjente e grupit të PD, ku pritet të zhvillohet një videokonferencë me presidentin e Partive Popullore Europiane, Josef Doll. Pritet që gjatë videiokonferencës të përcillen mesazhe të rëndësishme në lidhje me krizën politike dhe qëndrimet e opozitës. Zërat brenda PD bëjnë me dije se kjo mbledhje do të ketë lidhje me kritikat që një ditë më parë adresuar për lidershipin deputetët Bregu, Topalli dhe Selami. Tre deputetët i kërkuan një ditë më parë, kryetarit të PD të mbledhë urgjent forumet drejtuese të partisë për të diskutuar vendimmarrjen e bërë publike për të mos hyrë në zgjedhje një vendimmarrje që nuk është diskutuar në asnjë nga forumet drejtuese. Një muaj më parë, kryetari i PD e thirri mbledhjen e grupit në praninë edhe të kryesisë së partisë si dhe të krerëve të departamenteve në selinë blu. Mbledhja pritet të ketë në thelb të diskutimit situatën politike dhe vendimin për të mos u bërë pjesë e zgjedhjeve vendim që do të shoqërohet me debate brenda grupit. Basha mbledhje urgjente me grupin parlamentar në orën 18:30 Pas më shumë se dy muaj nga vendimi për të radikalizuar protestën me hyrjen në çadër, kreu demokrat Lulzim Basha ka thirrur këtë të martë në selinë e partisë mbledhjen e grupit parlamentar. Mbledhja është thirrur në orën 18:30 dhe zërat brenda PD-së bëjnë me dije që ajo të ketë lidhje me kritikat që një ditë më parë adresuan për lidershipin deputetët Bregu, Topalli dhe Selami. Tre deputetët i kërkuan një ditë më parë kryetarit të PD-së të mbledhë urgjent forumet drejtuese të partisë për të diskutuar vendimmarrjen e bërë publike për të mos hyrë në zgjedhje, një vendimmarrje që nuk është diskutuar në asnjë nga forumet drejtuese. Një muaj më parë kryetari i PD-së e thiri mbledhjen e grupit në praninë edhe të Kryesisë së partisë si dhe të krerëve të Departamenteve në selinë blu. Mbledhja pritet të ketë në thelb të diskutimit situatën politike dhe vendimin për të mos u bërë pjesë e zgjedhjeve, vendim që do të shoqërohet me debate brenda grupit.