Kyetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ka reaguar pas mbledhjes së djeshme të këshillit bashkiak lidhur me ngjarjen e nënës me fëmijët e mitur. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Beci shkruan se mbështetja urgjente ndaj kësaj familje, është më e rëndësishmë se çdo proçedurë burokratike.
Situata emergjente që po kalonte një familje e dëmtuar nga zjarret më nxiti të dërgoja në Këshillin Bashkiak dy projektvendime shumë të rëndësishme: një që synonte të ndihmonte nënën dhe fëmijët e mitur si dhe atë për krijimin e Drejtorisë së Emergjencave Civile, për t’i paraprirë çdo situate të mundshme emergjence, që uroj të mos ndodhë kurrë. Besoj se mbështetja urgjente e kësaj familjeje është më e rëndësishme se çdo procedurë burokratike.
Dua të falënderoj këshilltarët që i mbështetën me votën e tyre këto dy projektvendime, por edhe të tjerat që paraqitëm në Këshillin Bashkiak, siç ishte ai për forcimin e rolit të Policisë Bashkiake.