Këshilli i Bashkisë Shkodër zhvilloi mbledhjen e radhës teksa u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës. Një prej temave të diskutuara është një listë shtesë për ata familje që përfitojnë nga kreditë e buta për shkak se 21 aplikues nga 30 nuk kanë arritur që të përfitojnë. Këshilltarët kërkuan më shumë transparencë për të skualifikuarit.

Një tjetër pikë e diskutuar është një plan për pyllëzimin e 250 hektarëve pyje në fshatin Sheldi të njësisë Gur i Zi. Këshilltarët kërkuan që të jetë në prioritet kurora e Shkodrës e cila është dëmtuar në këto 30 vite.

Përveç kredive të buta dhe pyjeve në këtë mbledhje u miratuan edhe fondi 6% i ndihmës ekonomike për tetorin, ndihma financiare për dëmet nga zjarret, një impiant fotovoltaik që do vendoset në shkollën “Kolë Idromeno” dhe komisioni i përhershëm i Këshillit Bashkiak.

Artikulli paraprakVLLAZNIA BASKET, VJEN EDHE NJË TJETËR AMERIKAN
Artikulli tjetërSHFAQJA “IKJA” NË TEATRIN “MIGJENI”