Mbledhja e këshillit bashkiak të Shkodrës nisi me një minut heshtje në shenjë solidariteti për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër më 28 tetor me katër viktima ku u vranë shtetasit Hamza Lici, Arlind Bushati, Bashkim Basha dhe Flutura Basha. Keshilltarja e PD Glorja Shllaku propozoi një minut heshtje në fillim të kësaj mbledhje që kreu i këshillit Oltion Luli e pranoi duke ftuar këshilltarët që të respektojnë këtë kërkesë.