Pas mbledhjes se Keshillit Kombetar te PD ka reaguar anetari i kryesise se PD Shkoder Ervin Gjini njeheresh kryetar grupseksioni i PD.

Gjini ne reagimin e tij kritikon ne nje fare menyre mungesen e doreheqjes se kreut te PD Lulzim Basha por edhe qendrimin e atyre qe i quan violine e pare te cilet nuk kane asnje lloj reagimi pas humbjes se PD edhe kete radhe ne zgjedhjet parlamentare.

Madje Gjini po ashtu kritikon edhe afatin e shpejte te zgjedhjeve per kreun e PD duke thene se kandidatet e tjere nuk kane kohen e duhur per te bere fushaten e tyre. Ja se çfare shkruan Gjini ne reagimin e tij te plote:

Mbrëmë, pamë prap formulën “perëndimore” të fitores së karriges.

Duhet ta them që në krye të radhës, se Kryetari nuk më zhgënjeu, seriozisht.

* Kuptova që kryetari nuk njeh zgjedhjet dhe këtë e mbron me forcë në mesin tonë si teori, pavarësisht se de facto janë pranuar dhe mbetet që në sesionin e parë të parlamentit të ri, të pranohen edhe de jure, në momentin e betimit si deputet.

*Pashë që fajin e humbjes e kishte çdo kush por fajtori ishte akoma në drejtim të paditur.

*Pashë që të përzgjedhurit ishin fiks në lartësinë e duhur për të qënë në unison, me violinën e parë, biles e mbanin ritmin sikur ta kishin stiluar bashkë me sekretarin, platformën e rizgjedhjes së kryetarit.

* S’kuptova nëse përfaqësuesit e qarqeve (Shkodrës në veçanti) , ishin të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve apo me analizën e pa analizuar, të mbyllur me aq, në atë mbledhje, ku ovacionet alla PPSh, të zhurmuesve, nuk lejonin as artikulimin më të vogël të një mendimi ndrysh.

* Kuptova se sa poshtë ka rënë këshilli kombëtar kur ndahet në dy kampe, ish mbrojtësit e bashizmit (Kadilli & co.), tani kthyer në paladinë të së drejtës (dhe kjo më besdis më shumë se ata kanë marrë një kauzë të drejtë por që e ndotin me emrat e personin e tyre) dhe ca mbrojtës fanatikë të berishizmit, kthyer në 180° bashistë, kampionë sharës ndaj atyre që mendojnë ndrysh. Goxha kthim pas në mentalitet. Fiks evokim i të shkuarës së frikshme në shtëpinë e lirisë.

*Kuptova se frika e humbjes tani është ngulitur në gen dhe se kërkohet çdo artificë thjesht të merret një fitore Pirroje. E ku, me të tutë!

Sens, meqë s’ka dorëheqje, do të kishte minimalisht respektim i afateve statuore, 20 korriku (kujtoj 2017 kur valëvitej po për afatet e zgjedhjeve dhe po për kryetar, statuti, si librat e Maos), e burrëri shkuarja në shtator për t’i lënë kohë kandidatëve të mundshëm, kohë e hapësirë përballjeje.

* Kuptova që Partia ime, ma “dha” mundësinë edhe mua të kandidoj për kryetar të saj. Kaq demokratike është! Megjithëse nuk kuptoj si do të shpalos programin tim, në më tepër se 60 degë, për 16 ditë 🤔 dhe cilët nga ata komisionerët e miratuar unanimisht, do të përzgjedh si timin (nëse ai pranon, gjithmonë).

* Por ka mundësi që të mos plotësoj kriteret ngaqë, pshm nuk ka pasur rastin të humb disa zgjedhje radhazi.✌️

Artikulli paraprakZBULOHET NË MEKSIKË NJË SPECIE E RE DINOSAURI QË DATON 73 MILION VJET MË PARË
Artikulli tjetërSHKODËR, INCIDENT I FRIKSHËM, NJË COPË MURI GODET AKTORIN NIKOLIN FERKETA, MOMENTI QË SOLLI PANIK!