Është ndërprerë për 5 minuta seanca në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet heqja ose jo e imunitetit të Arben Ahmetajt, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar.
Mbledhja ka nisur me debate.
Opozita ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, por ka pasur replika nga ana e maxhorancës. Në këtë moment është kërkuar dhe ndërprerja e mbledhjes për 5 minuta.