KËSHILLTARËT KËRKOJNË DEPOLITIZIMIN E KLUBIT TË FUTBOLLIT VLLAZNIA. Rezultatet e skuadres se futbollit te Vllaznise dhe administrimi i saj vijojne te jene ne qender te debateve ne mbledhjet e Keshillit te Bashkise.
Miratimi i pikes se rendit te dites per shperblimin e skuadres se Basketbollit te Vllaznise dhe kerkesa e disa keshilltareve per te rritur vleren e premios u be shkak per te tjera debate ne lidhje me sportin. Nga menyra sesi debatohet e cfare thuhet kuptohet qarte agonia e futbollit shkodran, keshilltaret kerkojne depolitizimin e sportit ne qytetin e Shkodres dhe rikthimin e lavdise se skuadrave shkodrane. Nga ana tjeter nuk mungojne edhe kritikat dhe akuzat se per disa sporte te tjera si shahu, atletika etj nuk po financohet aspak.