Ka mbaruar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste.

Sipas burimeve, është marrë vendimi që Eduard Shalësin të caktohet drejtues politik në Kukës, duke zëvendësuar kështu Pandeli Majkon, të cilit do ti caktohet një zonë elektorale në Tiranë.

Në fokus të mbledhjes së sotme ishin zgjedhjet e 11 majit dhe vota e diasporës.

Vota e diasporës ka zënë një vend të rëndësishëm në strategjinë e Partisë Socialiste, me kryeministrin Rama i cili ka zhvilluar një sërë takimesh me shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit.

Kujtojmë se më 11 janar nis regjistrimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë për t’u bërë pjesë e procesit.

Artikulli paraprakBERISHA DEL NGA AMBIENTET E SPAK: DUMANI FLE MBI DOSJET E KRIMIT
Artikulli tjetërMIRDITË, GODINA E NJESISË KTHELLË E SHKATËRRUAR