itën e sotme rreth orës 08:30 kryesocialisti Edi Rama ka thirrur kryesinë e PS në selinë rozë. Në mbledhje fokusi kryesor ishin zgjedhjet, analizë për sondazhet dhe e deritanishme dhe dhe forma organizative e fushatës në terren deri më 14 maj. Në daljen për mediat, Rama u shpreh i bindur se do të kenë rezultat që shpërblen punën që kanë bërë gjatë kësaj kohe.

“Unë besoj që do kemi një rezultat shumë kuptimplotë për të gjithë dhe mbi të gjitha një rezultat që aq sa do të na shpërblejë për punën që kemi bërë, aq do të na motivojë për atë që duhet të bëjmë.

Kundërshtarët tanë të vërtetë janë problemet që ka çdo bashki dhe janë problemet që kemi për të adresuar dhe zgjidhur si vend. Jemi në një moment të jashtëzakonshëm për nga shumë elementë sepse po dalim në një kthesë të madhe e të fortë në planin ekonomik”, tha Rama.

Kujtojmë që Rama i është kthyer fushatës në terren në disa bashki, ndërsa ditën e sotme nuk do jetë prezent në asnjë aktivitet që do të organizohen në kuadër të fushatës.

Artikulli paraprakSPAHIA TAKIM NË RAJONIN NR 3: INVESTIME NË INFRASTRUKTURË DHE MBËSHTETJE PËR BIZNESIN
Artikulli tjetërKUSHTETUESJA SHTYN SËRISH VENDIMIN PËR VKM E NDËRTIMEVE PA LEJE, BARDHI: REZULTAT I SHANTAZHIT TË RAMËS