Ambasadorja amerikane në mbledhjen e OKB-së ka akuzuar Rusië për barbarizëm gjatë bombardimit të qytetit sirian Alepo.

Në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Samantha Poëer tha se Rusia kishte thënë gënjeshtra në lidhje me sjelljen e saj në Siri. Ajo tha se Rusia dhe regjimi sirian “po hedhin në mbeturina atë që ka mbetur nga qyteti ikonik i Lindjes së Mesme”. Rusia tha se forcat siriane ishin duke u përpjekur për të tërhequr terroristët nga Alepo ndërkohë që dëmtojnë sa më pak civilë të jetë e mundur. Ambasadori Vitaly Churkin nuk tha që forcat ruse ishin të përfshira. Por tha se sjellja e paqes në Siri tani “ishte një objektiv pothuajse i pamundur”. Ai gjithashtu akuzoi grupet e armatosura për sabotimin e armëpushimit.

Artikulli paraprakREFERENDUMI – ZVICËR, 65.5 % E VOTUESVE PRO MBIKQYERJES NGA INTELIGJENCA
Artikulli tjetërTASHMË NË WHATSAPP MUND TË ETIKETONI MIQTË TUAJ