Në mbledhjen e parë të senatit akademik të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, rektori i këtij universiteti Tonin Gjuraj kërkoi nga dekanët, përgjegjësit e departamenteve dhe çdo pedagog që të shfrytëzojnë çdo mundësi në mënyrë që regjistrimi i studentëve në dy fazat e mbetura në unversitetin e Shkodrës të jetë sa më i lartë.

Në bazë të të dhënave zyrtare, në tre vitet e fundit universiteti i Shkodrës nuk ka plotësuar asnjëherë kuotat sa i përket regjistrimeve të reja të studentëve deklaroi rektori Gjuraj duke thënë se çështja e kuotave duhet të rishqyrtohet.

Një tjetër pikë e diskutuar në mbledhjen e senatit akademik të universitetit të Shkodrës nga rektori Tonin Gjuraj është edhe çështja e akreditimit periodik institucional ku sipas të dhënave universiteti i Shkodrës është në kohë vonesë.

Sipas një raporti të Ministrisë së Arsimit, universiteti i Shkodrës ka zero programe të akredituara dhe zero programe të reja për këtë vit akademik duke qenë të fundit krahasuar me universitetet e tjera.

Rektori i universiteti të Shkodrës Tonin Gjuraj kërkoi në mbledhjen e senatit që të merret në konsideratë diaspora akademike ndërsa foli për punësimet ku rezultojnë 29 vetë personal administrative në 8 vitet e fundit të punësuar jashtë kritereve apo për pedagogët e jashtëm që janë më shumë se të brendshëm gjë e cila nuk është normale. Një Një problem që duhet zgjidhur është edhe çështja e zyrave sepse rektorati është kthyer në magazinë u shpreh rektori Gjuraj dhe sipas tij kjo nuk është aspak normale.

Artikulli paraprakSHUHET ZJARRI NË BJESHKËT E MIRDITËS
Artikulli tjetërBLERTA DRAGUSHA ZV/ REKTORE E UNIVERSITETIT TË SHKODRËS