Të hënën do të mbahet seanca e përbashkët e qeverive të Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë në Podgoricë. Në ora 10:30 do fillojë ceremonia e mirëseardhjes solemne dhe prezantimi i dy delegacioneve para godinës së CANU-së. Fillimi i seancës së përbashkët është planifikuar për në orën 10:45.

Në ora 13:00 do të vijojë nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët dhe Marrëveshjes Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna. Përveç këtyre, do të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve Dritan Abazoviq dhe Edi Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Artikulli paraprakKURTI BISEDË TELEFONIKE ME KËSHILLTARIN E DASH PËR TAKIMIN E SË HËNËS NË BRUKSEL
Artikulli tjetër6 PROBLEMET SHËNDETËSORE QË MUND T’I KUPTONI NGA FYTYRA