Të gjitha mediat serbe i kanë kushtuar hapësirë mbledhjes së përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës dje në Pejë.

Takimi mori një ngjyrim tjetër referuar kontekstit, faktit që Prishtina vendosi 100% tarifë për mallrat serbe, ndërsa me Shqipërinë i zeroi. Në numrin e sotëm të shtypit gazeta “Alo” shkruan “Shqiptarët bashkohen në 2025”.

Kryeministrat Rama dhe Haradinaj si dhe anëtarët e kabinetit qeveritar të të dy vendeve nënshkruan dje 9 marrëveshje (lexo këtu). Disa nga marrëveshjet e rëndësishme të firmosura janë unifikimi doganor, heqja e tarifave roaming, njohja e ndërsjellë e patentave mes dy vendeve etj.

Marrëveshjet e firmosura në Pejë pritet të lehtësojnë komunikimet mes biznesit dhe qytetarëve të të dy vendeve, duke shmangur ato barriera që ishin pengesë deri sot.

Artikulli paraprakTIRANA ZGJOHET ME SHI, SHTRËNGATA NË GJIROKASTËR, LEZHË, SHKODËR DHE KORÇË
Artikulli tjetërZBULONI SE KUSH JANË SHTETET ME MË SHUMË FESTA ZYRTARE, JA KU RENDITET SHQIPËRIA