Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme në Facebook pamje nga takimi informal që ka mbajtur sot me anëtarë të qeverisë dhe zyrtarë të lartë të mazhorancës.

Në pamjet e publikuara shfaqen edhe ministri i sapoemëruar Blendi Gonxhja dhe Elva Margariti, e cila deri dje ishte në drejtimin e ministrisë së Kulturës.

Gonxhja i cili ende nuk është dekretuar nga Presidenti, u propozua nga ana e Ramës ditën e djeshme për të qenë ministër për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin.

Artikulli paraprakPROTESTË PARA PARLAMENTIT ITALIAN KUNDËR ARRESTIMIT TË BERISHËS
Artikulli tjetërDEPUTETI NDRECA: NË DËSHIRËN TIME MINISTRIA E KULTURËS DO ISHTE NË VETE