Mbledhja e sotme (27 nëntor) të Këshillit të Ministrave ka pasur shumë vendime të marra nga anëtarët e kabinetit. Mes tyre edhe lirimin nga detyra të Vasilika Vjeros, zv/ministre e Financave. Përpara se të emërohej zv/ministre, Vjero ka qenë drejtore e Përgjithshme e Tatimeve. Vjero mbante këtë detyrë si zv/ministre prej vitit 2020.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Vasilika Vjero, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

Artikulli paraprakFESTA E PAVARËSISË! PRESIDENTI BEGAJ PRET VALLTARËT E VEGJËL SHQIPTARO-AMERIKAN, PJESË E SHOQATËS “RRËNJËT SHQIPTARE”
Artikulli tjetërSHPËRDORUAN DETYRËN, AMP PEZULLON NGA DETYRA 6 POLICË NË SHKODËR DHE LEZHË