Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do të mbajnë një tjetër mbledhje të përbashkët për të çuar më tej marrëveshjet e arritura deri më tani. Takimi i përbashkët i dy qeverive do të mbahet në Gjakovë më 14 Qershor, në ditën e Çlirimit të Kosovës.

Mbajtjen e mbledhjes së përbashkët e ka konfirmuar Kryeministri Albin Kurti, gjatë konferencës “Diaspora Flet”. Axhenda e kësaj mbledhje nuk është bërë ende e ditur, por në të pritet të bëhet edhe një bilanc i ecurisë së marrëveshjeve dhe memorandumeve të miratuara në mbledhjet e mëparshme.

Mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive kanë nisur të mbahen prej vitit 2014.

Artikulli paraprakPENGON ANËTARËSIMIN NË KËSHILLIN E EVROPËS, QUINT-I THIRRJE KOSOVËS
Artikulli tjetërLUIZA GEGA DHE FRANKO BURRAJ KAMPIONËT E SHQIPËRISË NË ATLETIKË, SPIKASIN TIRANA DHE VLLAZNIA