Mblidhet asambleja e përgjithshme e shoqërisë aksionare “Klubi i Futbollit Vllaznia” sh.a,Mbledhja e kësaj asambleje, siç dihet, është e shtyrë nga data 30.03.2017 për mungesë kuorumi dhe do të ketë të njëjtin rend dite:
1. Miratimin e pasqyrave financiare të shoqërisë, të vitit 2014.
2. Miratimin e pasqyrave financiare të shoqërisë, të vitit 2015.
3. Emërimin e ekspertit kontabël të autorizuar dhe miratimin e skemës së shpërblimit.
4. Miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të shoqërisë.
5. Miratimin e tarifave për nxënësit e akademisë së Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a.
6. Miratimin e projekt-buxhetit të shoqërisë për vitin 2017.
7. Miratimin e projekt-statutit të shoqërisë KF Vllaznia sh.a.