Me 16 qershor socialistët do të njihen me kandidaturat zyrtare për kryetar të partisë socialiste të Shkodrës ndërsa brenda dative 21-23 qershor do të zhvillohen edhe zgjedhjet .

Asambleja e PS-së u mblodh nga ku u bënë edhe propozimet. Edhe kjo mbledhje është shoqëruar me zhurmat e zakonshme. Duke e lidhur me rastin e fundit të kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili pas videoskandalit, deputeti Kopliku thotë se askush nuk e ka të shkruar në ballë por gjithsesi do të bëhet kujdes. Ende nuk ka një vendim për të ardhmen politike deputeti Kopliku ndërsa justifikon momenti kur kryeministri Rama nuk i dha dorën atij dhe deputetes Hafizi pas inagurimit tek muzeu “Marubi”. Partia Socialiste e Shkodrës pas një kohë të gjatë pritjeje të shoqëruar edhe me debate po futet në kanalet normale të politikës duke qenë se edhe zgjedhjet parlamentare janë gjithnjë e më afër.

Artikulli paraprakBRAHIMI SHPRESON: SA MË SHPEJT DUAM KRYETARIN E PS
Artikulli tjetërGJUETIA ME GJENERATOR NË LIQENIN E SHKODRËS