Këshilli i bashkisë Malësi e Madhe ka zhvilluar mbledhjen e radhës për muajin dhjetor.

Në këtë mbledhje janë miratuar shpërndarja e ndihmës ekonomike për 2468 familje dhe 2210 persona me paaftësi. Në fillim të mbledhje kryetari i këshillit Ilir Halaj prezantoi dy anëtaret e reja Mimoza Rexhvelaj dhe Denada Kalaj që vijnë nga radhë e PD duke zëvendësuar kështu Pjerin Spatharin dhe Viktor Popaj. Deri në fund të dhjetorit pritet edhe një tjetër mbledhje në këshillin bashkiak të Malësisë së Madhe për shpërndarjen e bursave për nxënësit dhe studentët për vitin 2017.

Artikulli paraprakBEQAJ: SHËNDETËSI FALAS EDHE PËR TË PASIGURUARIT
Artikulli tjetërNDIHMA EKONOMIKE, ARRIHET NUMRI I SKEMËS SË VJETËR