Aktualisht po zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, ku burime për gazetaren e Report Tv Esiona Konomi, bëjnë të ditur se qëllimi i saj është të bëhen ndryshime në buxhetin e shtetit.

Një nga temat e rëndësishme që po diskutohet është akti normativ për shpërblimin e pensionistëve, i cili parashikohet të realizohet gjatë pranverës (në muajin mars).

Kjo masë vjen pas bonusit të Vitit të Ri që është dhënë për pensionistët dhe është pjesë e politikave sociale të qeverisë për të mbështetur këtë kategori, sidomos përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

Artikulli paraprakBENET BECI REAGON PAS TENSIONEVE TË NDODHURA NË KËSHILLIN BASHKIAK
Artikulli tjetërNË DASHURI DO KENI SURPRIZA…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT