Keshilli i Bashkise ne Vau Dejes ka zhvilluar mbledhjen e radhes se tij duke miratuar me unanimitet pikat e paraqitura per keshilltaret.

Fondi i ndihmes ekonomike, si dhe dhenia e ndihmes financiare te menjehershme per 4 familje te cilat jane perballur me djegiet e banesave, si dhe projektet per vitet 2016-2019, kane qene pjese e diskutimeve nga ana e keshilltareve te Bashkise Vau Dejes. Gjate kesaj mbledhje kryetari i Bashkise Vau Dejes, pervec diskutimeve per rendin e dites dhe transparencen e ofruar ndaj keshilltareve per projektet e ardhshme ne Vau Dejes, eshte ndalur tek arsimi, ne investimet ne kete sector te cilat kane perfshire territorin e Bashkise Vau Dejes. Jane 3 shkolla te cilat jane ne process rikonstruksioni ne territorin e Bashkise Vau Dejes, nderkohe qe shume shpejt priten edhe te tjera projekte te cilat presin financimin ne menyre qe ne muajin shtator, kohe ne te cilen nis edhe sezoni i ri arsimor, nxenesit e shkollave te Bashkise Vau Dejes, te kryejne mesimin ne kushte sa me optimale .

Artikulli paraprakRRUGA E KOMANIT, RRUGA E VDEKJES QË NUMËRON AFRO 10 LAPIDARE
Artikulli tjetër“MEDIAT SOCIALE NË PROMOVIMIN E TURIZMIT” TRAJNIM NË TAMARË