Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi është mbledhur sot pasdite, por opozita nuk ka qenë pjesë e saj.
Burime brenda takimit bëjnë me dije se, po diskutohet për draftin final që do i çohet Parlamentit ditën e enjte në seancën plenare në të cilën pritet që të miratohet ose jo Reforma në Drejtësi. Në këtë mbledhje përveç anëtarëve të komisionit janë edhe ekspertët vendas, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë Engjëll Agaçi, të cilët janë duke diskutuar pa praninë e mediave.